Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës ‘G7’ është një iniciative e filluar gjatë Samitit Ndërkombëtar të Gruas  të organizuar në Prishtinë më 4-6 tetor të vitit 2012. Si përgjigje ndaj nevojës për të shtuar përpjekjet në mbështetje të gruas në ekonomi dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të organizatave qe synojnë fuqizimin ekonomik të gruas. 

G7 është themeluar vullnetarisht nga shtatë gra Kosovare nën mbështetjen e znj. Atifete Jahjaga Presidentes së Republikës se Kosovës; znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Ambasadës Amerikane dhe USAID-it.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës G7 është organizate e pavarur, jopolitike, vullnetare dhe jo- fitimprurëse në shërbim të fuqizimit të gruas në ekonominë Kosovare. Partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira me pjesëmarrjen aktive të gruas.

 

Vizioni:

G7 e sheh gruan si promotor të ekonomisë së Kosovës. Pjesëmarrjen e gruas në të gjitha proceset vendimmarrëse që nga niveli lokal e deri te ai kombëtar. Përfshirjen e saj në mënyrë të barabartë në ekonomi, politik dhe të gjitha sferat e tjera të politikave zhvillimore të vendit.

Misioni:

 Në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më te mira të lehtësojë, lobojë dhe promovoj  përfaqësimin e grave në ekonomi, në politike dhe vendimmarrje.

Melina Mironescu

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nulla convallis egestas rhoncus. Donec facilisis fermentum sem, ac viverra ante luctus vel. Donec vel mauris quam.

Francisc Cazan

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nulla convallis egestas rhoncus. Donec facilisis fermentum sem, ac viverra ante luctus vel. Donec vel mauris quam.

Ethan Kay

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nulla convallis egestas rhoncus. Donec facilisis fermentum sem, ac viverra ante luctus vel. Donec vel mauris quam.