No comments yet

Përfshirja e grave në biznes i jep impuls pozitiv zhvillimit ekonomik të vendit.

Përfshirja më e madhe e gruas në biznes dhe roli udhëheqës i saj ka rezultuar me ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik, kanë vlerësuar panelistët në Konferencën “Roli i Grave në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës: Tejkalimi i Barrierave”, që u mbajt sot në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Konferenca njëditore mblodhi gratë të suksesshme sipërmarrëse dhe të sektorëve tjerë me qëllim të diskutimit të barrierave ligjore në realizimin e potencialit të grave në procesin e zhvillimit ekonomik, rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në projektet e zhvillimit ekonomik të vendit, me ç’rast morën mbështetjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministrit Blerand Stavileci.

Gjate kesaj konference u theksua qe transformimi ekonomik i vendit nuk mund të arrihet asnjëherë pa rolin aktiv të grave në të gjitha fushat e jetës, ngase suksesi i grave në shoqëri është garancia më e mirë se shoqëria dhe shteti janë duke ecur në drejtimin e duhur.

Post a comment