Comments are off for this post

post 2

Mundësitë dhe të drejtat e barabarta në procesin e vendimmarrjes për gratë janë një sfidë në nivelin global, përderisa tek ne në Kosovë vazhdojnë të mbesin të paadresuara. U tha sot gjate tryezës së diskutimit rreth nivelit të pjesëmarrjes së guras në pozita vendimmarrëse me rastin e lansimi të projektit “Eliminimi i Barrierave për Mundësi të Barabarta”, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rritjen e pozitës së gruas në vendimmarrje, e financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Me këtë rast, ambasadori Greg Delawi tha se janë të angazhuar rregullisht në arritjen e ndryshimeve pozitive për të promovuar të drejtat e grave në Kosovë. Ai ka theksuar se përfaqësimi i grave në lidershipin dhe pozitat kyçe nuk është në nivelin e duhur, duke ditur aftësitë e tyre. Për më tepër ai theksoi se të gjithë së bashku mund të arrijnë ndryshimet për të ardhmen e Kosovës.
Ndërsa, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga theksoi se barazia gjinore është një kërkim i të drejtave të njeriut, është një kërkim për paqe dhe pajtim, kërkim për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokraci, si dhe është synim për një të ardhme me të mirë dhe me prosperitet me të mirë.
Drejtoresha e Dhomes Ekonomike të Grave të Kosovës G7, Lendita Kastrati, tha se edhe përkundër progresit që është arritur në sferën e fuqizimit të gruas ende gratë në Kosovë janë në pozitë të disfavorshme. Duke qenë që vetëm 17% të bizneseve janë në pronësi të grave, 15% të grave në Kosovë trashëgojnë pronë, 7% të grave mbajnë pozita menaxheriale, ndërsa pjesëmarrja e grave në borde të institucioneve publike mbetet ende shumë i vogël. Kosova duhet të ndjek modelet e sukseshme të shumë vendeve të zhvilluara e sidomos të Norvegjisë, duke ndërmarrë masa afirmative për kyçjen e grave në pozita vendimmarrëse në Bordet e Institucioneve Publike, edhe përkundër faktit që kemi ligjin për barazi gjinore që kuoton pjesëmarrjen e grave, kjo asnjëherë nuk është realizuar në praktikë, konsideroj që Kosova ka mjaft gra të arsimuara që do të mund ta kishin marr këtë rol. Diversiteti gjinor ka treguar që gjithmonë rezulton me sukses.
Nderkaq, Arjeta Spahiu, përfaqësuese nga Oda Ekonomike Amerikane tha se shoqëria duhet që të nxisë gratë që të aspirojnë vendet më sendor.

Comments are closed.